Bandat shqiptare të krimit, pas Europës rrugë të reja droge me Amerikën Jugore

Përveç prodhimit lokal, tani ka rrugë të rëndësishme edhe nga Amerika e Jugut. Organizatat kriminale shqiptare “kontrollojnë territoret, prodhojnë investime të konsiderueshme dhe ndikojnë në mënyrë aktive në politikën shqiptare“, – thotë raporti i fundit i Shoqërisë së Hapur mbi evolucionin e krimit të organizuar në Shqipëri (2017). “Shqipëria prodhon dhe eksporton një sasi të konsiderueshme të marijuanës, veçanërisht në Evropë, dhe është një vend tranzit për heroinën dhe kokainën afgane, duke shërbyer si hyrja kryesore për shpërndarjen e heroinës në Evropë“, – shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin…

Lexo më shumë..

Tahiri dorëzon zyrtarisht mandatin

Saimir Tahiri ka dorëzuar mesditën e kësaj të premteje zyrtarisht mandatin e deputetit. Mësohet se deklarata e dorëheqjes është dorëzuar në Protokollin e Kryesisë së Kuvendit nga një prej bashkëpunëtorëve të afërt të tij.   Në dokumentin drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, theksohet se kërkohet nisja e procedurave ligjore të parashikuara në ligj për dorëzimin e mandatit si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.   Nga ky moment, ligjërisht i takon zyrës juridike te Kuvendit të shpallë vakancën e krijuar pas dorëheqjes së Tahirit. Më pas Kuvendi njofton zyrtarisht Komisionin…

Lexo më shumë..

Basha: Tahiri shkatërroi provat, largimi i Ramës i hap rrugën drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ku foli për dorëheqjen e Saimir Tahirit. Basha u shpreh se lajmi i mirë do të ishte vetëm nëse Tahiri do të ishte dorëhequr 6 muaj më parë. Tashmë sipas Bashës, ai i prishi provat. Ndërkohë më tej, kreu i PD thotë se vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës i hapin rrugë drejtësisë. “Do të ishte një lajm i mirë nëse Saimir Tahiri 6 muaj më parë do të pranonte të dorëzonte mandatin, por…

Lexo më shumë..

Myftiu i kërkon ambasadores Vlahutin rikthimin e dënimit me vdekje, përgjigjia e saj pritet me duartrokitje

E pranishme në Forumin Qytetar për Sigurinë në Lezhë, ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin u përball me një deklaratë të pazakontë. Myftiu i Lezhës, Agim Tereziu, i kërkuar zyrtares së lartë që të mbështesë rikthimin me vdekje në vendin tonë, edhe pse është e ndaluar në Bashkimin Europian. Ai iu referua ngjarjes së pak ditëve më parë, ku në Kamëz mbeti i vrarë pronari i një marketi, duke thënë se nëse ambasadorja e mbështet komuniteti dhe organizatat joqeveritare do të lobojnë në Parlament për ta votuar.…

Lexo më shumë..

Furrat e bukës paralajmërojnë rritje të çmimit

Furrat e bukës që furnizohen në tensionin e ulët kanë një çmim energjie të reduktuar prej 7,6 lekësh për kilovat/orë. Ky çmim është vendosur nga Enti Rregullator i Energjisë.  Por, sipas shoqatës së prodhuesve të bukës OSHEE nuk i fut të gjitha furrat në këtë kategori. Nëse në mjediset e punës të furrave gjendet pajisje frigoriferike, atëherë subjektet përfshihen në kontratat e biznesit normal me një çmim energjie prej 14 lekësh për kilovat orë sa dyfishi i tarifës që është për furrat e bukës. Bizneset në Elbasan thonë tarifa e…

Lexo më shumë..

Lajm i keq për duhanpirësit, kushti që ka Bashkimi Europian për akcizën e cigareve

kciza e cigareve do të rritet së paku edhe me 11% deri në vitin 2021, si një kusht që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të integrimit me BE. Sipas raportimit që qeveria shqiptare ka bërë në Komisionin Europian niveli i akcizës për 1000 cigare është 44 euro që nga 1 janari 2018, por deri me 2021 taksimi me akcizë do të shkojë 48,9 euro për 1000 cigare, me një rritje 11 % nga niveli aktual. Që nga viti 2016 Shqipëria ka taksuar me akcizë 18 euro për kilogram duhanin…

Lexo më shumë..

Rritje page për 8 mijë ushtarakë shqiptarë

Tiranë, 25 prill – Vitin e ardhshëm mbi 8 mijë ushtarakë do të kenë një trajtim më të mirë financiar. Në ceremoninë e posaçme të organizuar në Komandën e Forcës Ajrore, në nder të 67 vjetorit të forcave ajrore, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vlerësoi si prioritet të kohës ridimensionim e kësaj force në kuadër të reformimit të Forcave të Armatosura. Ndërsa foli për një trajtim më të mirë financiar, vitin që vjen, ministrja vuri në dukje se investimi nuk do të jetë vetëm në aspektin teknologjik, por edhe në atë…

Lexo më shumë..

Bushati: Koha e mbetur për të bindur Gjermaninë e Francën

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati ka folur rreth zërave që vijnë nga Gjermania dhe Franca për një votë kundër hapjes së negociatave së BE-së me Shqipërinë. Ai theksoi se koha e mbetur në dispozicion do të shërbejë për të marrë edhe mbështetjen e dy shteteve për hapjen e negociatave. “Jemi në një komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet anëtare të BE. Besoj se vizita e Ramës në Gjermani, e takimet që ai do të zhvillojë, duke filluar nga kancelarja Merkel, do të jetë një shtysë në këtë drejtim.…

Lexo më shumë..

Kotzias “akuzon” Shqipërinë për vonesat me Paktin Detar. Çfarë thotë për çështjen çame

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, parashikon mbylljen e negociatave me Shqipërinë në fund të muajit maj. Duke folur për radion greke “24/7”, Kotzias foli për procedurën e vështirë që Ministria e Jashtme e Shqipërisë kishte me Presidentin Meta. “Sa u takon negociatave, kemi mbetur në një çështje të fundit. Do të kemi mbledhje javët e ardhshme, ashtu siç parashikon Kushtetuta e vendit mik pas marrëveshjes që bëri Presidenti Meta me qeverinë e atjeshme. Kanë një procedurë të brendshme të vështirë. Besoj se deri në fund të majit do të…

Lexo më shumë..

Në Shqipëri në më shumë se 18 divorce për 100 martesa

Tiranë, 20 prill – Në vitin 2016, INSTAT raportoi 25 divorce në 100 martesa, një ndër shifrat më alarmante të 25 viteve të fundit. Por, duket se vitin e shkuar, numri i tyre është ulur ndjeshëm. Sipas të dhënave të siguruara nga “Monitor” nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në vitin 2017 ishin rreth 8300 persona që kërkuan zgjidhje të martesës, nga gati 10 mijë që kishin qenë një vit më parë, me një rënie të ndjeshme. Si rrjedhojë, numri i divorceve në 2017-n ishte 4150, apo 18.3 divorce për…

Lexo më shumë..