Dogana konfiskon mbi 50 aparate ilegale për lojëra të fatit

Dogana e Kosovës gjatë një aksion të ndërmarrë në Vushtrri  dhe Mitrovicë ka konfiskuar mbi 50 aparate të lojërave të fatit. Bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni  janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati ilegale. Me këtë rast janë kapur edhe 25 lojëra tjera të ndaluara si dhe  janë mbyllur dy lokale, transmeton Klan Kosova.

Lexo më shumë..

Prokuroria në pritje të autopsisë së policit Dashi për të parë shkaqet e vdekjes

Prishtinë, 4 maj – Prokuroria Themelore e Ferizajt po pret raportin e mjekësisë ligjore, për të parë nëse në trupin e pa jetë të policit Malësor Dashi ka pasur shenja dhune. Polici nga Kaçaniku u gjet i vdekur të enjten në ujërat e lumit Lepenc, 5 ditë pasi u zhdukë bashkë me kolegun e tij Armend Trena, që ende nuk është gjetur. Dashi dhe Trena dyshohet se ranë në lumin Lepenc të shtunën e kaluar, si pasojë e një vetaksidenti. Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari të premten tha se nuk kanë…

Lexo më shumë..

Delegacioni nga BE-së për vizat takohet me Tahirin

Ministri i Drejtësisëe ka njoftuar delegacionin për punën që është bërë lidhur me kriteret e liberalizimit të vizave Ministri i Drejtësisëe ka njoftuar delegacionin për punën që është bërë lidhur me kriteret e liberalizimit të vizave Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka takuar sot delegacionin e Komisionit Evropian, të udhëhequr nga Simon Mordue, zëvendësdrejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, të cilët kanë mision të bëjnë vlerësimin e përmbushjes së kriterit për luftë kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit. Në takim, Tahiri ka njoftuar delegacionin për…

Lexo më shumë..

Veseli kujton masakrën e Studimës, thotë se duhet drejtësi

Prishtinë, 2 maj – Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka kujtuar masakrën e Studimës së Vushtrrisë. Ai në një postim në Facebook ka thënë se drejtësia për të vrarët në këtë masakër dhe në masakrat e tjera të kryera nga forcat serbe do të vije. “Sot bëhen 19 vite nga masakra e Studimes. Në këtë fshat të Vushtrrisë, me 2 maj 1999, qindra burra, të rinj e të moshuar, u vranë mizorisht nga njësitet ushtarake serbe. Vetëm pse ishin shqiptarë. Vetëm pse aspironin lirinë. Dhe, sa më shumë që afrohej liria,…

Lexo më shumë..

Mbyllen dy hidrocentrale për të mundësuar gjetjen e policëve të zhdukur

Prishtinë, 2 maj – Policia e Kosovës njofton se sot në orën 16:00 në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe akterët relevantë, në dy hidrocentrale të rajonit të Ferizajt do të bëjnë ndërprerjen dhe orientimin e rrjedhjes së ujit drejt kanaleve të ujitjes në disa fshatra të rajonit të Kaçanikut. Kjo siç bëhet e ditur do të bëhet me qëllim të uljes/zvogëlimit të nivelit të ujit drejt lumit Lepenc, në mënyrë që të lehtësohet kërkimi i dy zyrtarëve policorë. Fshatrat e rajonit të Kaçanikut nëpër të cilat…

Lexo më shumë..

Këtë javë vjen delegacioni i BE-së për vizat

Gjatë kësaj jave pritet që në Kosovë të vijë një delegacion i Bashkimit Evropian, i cili do të mbledhë të dhëna nga institucionet e Kosovës lidhur me atë se sa është punuar në përmbushjen e kriterit të fundit për heqjen e vizave. Kështu ka njoftuar për gazetën “Zëri” ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, e cila ka thënë se vizita do të realizohet nga 3-5 maj. Me këtë rast Hoxha ka bërë të ditur se institucionet tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme sa i përket kësaj çështjeje, ndërkohë…

Lexo më shumë..

Albin Kurti, homazhe te varri i Alija Izetbegoviç dhe te fëmijët e vrarë në Sarajevë

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë vizitës që po realizon në Saradjevë ka vizituar edhe varrin e ish-presidentit Alija Izetbegoviçit dhe monumentin e 1 mijë e 601 fëmijëve të vrarë.Me këtë rast, Kurti ka kujtuar edhe gjenocidin që është kryer në këtë qytet por edhe gjenocidin e vitit 1999 që Serbia kreu në Kosovë. “Te varri i Alija Izetbegovic dhe te monumenti i 1.601 fëmijëve të vrarë në Sarajevë. Gjenocidi në Kosovë i pranverës së vitit 1999, u zbatua nga operacioni ushtarak i Serbisë ‘Patkoi’ i cili i dëboi rreth…

Lexo më shumë..

The Guardian: Vuçiç do të pranojë pavarësinë, marrëveshja Kosovë -Serbi brenda gjashtë muajsh

Kur NATO bombardoi Serbinë në vitin 1999, Aleksandar Vuçiç ishte Ministër i Informacionit, duke zbatuar rregullat e censurës për ish presidentin, Slobodan Milosheviç, i cili më vonë do të gjykohej për krime lufte. Kështu e nis shkrimin e tij, prestigjozja britanike “The Guardian”, kur flet për Kosovën dhe Serbinë, si dhe dialogun në mes dy shteteve. Gati dy dekada më vonë, vetë Vuçiç është President i Serbisë. Duke pretenduar se ka hedhur shumë nga pikëpamjet e tij të mëparshme nacionaliste dhe duke u larguar nga akuzat për autoritarizëm, ai tani shihet nga…

Lexo më shumë..

Sot varroset aktori Art Kurti, mbledhje komemorative në Gjakovë

Sot do të organizohet mbledhje komemorative në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në këtë komunë, pas ndarjes nga jeta të aktorit Art Kurti. Kjo mbledhje komemorative do të nis nga ora 15:00. Pas mbledhjes komemorative, trupi i pajetë do të qëndrojë në hollin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” për homazhe deri në orën 17:30. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 18:00 në tyrben e “Sheh Fetahut”, në magjistralen Gjakovë-Prizren. I ndjeri u gjet i vdekur në mëngjesin e së martës, në një makinë në rrugën Goden-Gjakovë.…

Lexo më shumë..

Hoxhaj: Ulësja në OKB dhe Asociacioni, në të njëjtën kohë

Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të bëhet paralelisht me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj. Sipas tij, Kosova nuk duhet të nxitohet ta formojë këtë mekanizëm dhe ai duhet të bëhet funksional vetëm atëherë kur vendi ta ketë marrë ulësen e tij si anëtar me të drejta të plota në OKB. “Meqë Asociacioni synon ta avancojë pozitën e serbëve në Kosovës, unë jam i mendimit se themelimi i tij, de fakto duhet të ndodhë paralelisht me anëtarësimin…

Lexo më shumë..