Konfirmohet data e lansimit të Galaxy Note9

Një raport nga shtëpia e Samsungut, Korea Jugore, konfirmon datën e lansimit të fabletit të saj të ri Galaxy Note9: 24 gusht.
 
Kompania koreane, KT, tha se Galaxy Note9 do të lansohet më 24 gusht, transmeton Koha.net. Ai pritet të prezantohet më 9 gusht, ndërsa në Kore para-porositë e tij janë caktuar të fillojnë më 10 gusht.
Samsung Galaxy Note9 pritet të vijë me 6 dhe 8 GB RAM memorie dhe 128/512 GB memorie të brendshme, lapsin S Pen me Bluetooth, si dhe me baterinë prej 4,000 mAh.

Related posts

Leave a Comment