Ëndrra (e pamundur e Interit) është… Luka Modric

Seria A po e tërheq atë. Ajo është gjithmonë kapriçioze (me më shumë investime në merkaton e kësaj vere), pas Premier League. Ardhja e Cristiano Ronaldos e ka vënë Juventusin përsëri, në samitin e klubeve të Europës, që kanë shpenzuar miliona euro për përforcime. Mirëpo, edhe klubet e tjera italiane nuk duan të mbeten pas në këtë drejtim.

Fjala vjen, Interi, që ka punësuar, ndër të tjerë, Vrsaljko dhe Nainggolan, ndërsa kishte në gjirin e vet lojtarë të nivelit të lartë, të tilla si Mauro Icardi, Iván Perisic apo Miranda, ndër të tjerë, Zikaltrit tashmë kanë një ëndërr. Dhe kjo ëndërr nuk është për Arturo Vidal, i cili dukej si objektivi kryesor, pas huazimit të Sime Vrsaljko nga Atletico Madrid.

Siç është raportuar nga “Sky Sport Italia” dhe “La Gazzetta dello Sport”, Interi ka ëndrrën e punësimit të Luka Modric, “Golden Ball” i Botërorit të Rusisë, ku Kroacia u shpall nënkmapione. Për ta bërë realitet këtë ëndërr, zikaltrit kanë filluar bisedimet për ta ribashkuar atë me bashkatdhetarët e tij, Perisic, Brozovic dhe Vrsaljko.

Por, në të vërtetë, as Real Madridi dhe as lojtari kroat nuk duken të interesuar për një lëvizje të tillë. Marrëdhënia mes tyre është aq e frytshme, sa ëndrra e Interit duket e pamundur. Futbollisti më i mirë në botë ka bërë me dije në disa raste se ai dëshiron të pensionohet në klubin e bardhë dhe Real Madridi kurrë nuk do të pranojë negociata për të. “10” e Kroacisë është gati për t’u bashkuar me Real Madridin për të shtuar një tjetër titull, Superkupën e Europës, kur Real Madridi të përballet me Atlético Madrid, më 15 gusht, në Tallin.

Related posts

Leave a Comment