Dogana konfiskon mbi 50 aparate ilegale për lojëra të fatit

Dogana e Kosovës gjatë një aksion të ndërmarrë në Vushtrri  dhe Mitrovicë ka konfiskuar mbi 50 aparate të lojërave të fatit.

Bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni  janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati ilegale.

Me këtë rast janë kapur edhe 25 lojëra tjera të ndaluara si dhe  janë mbyllur dy lokale, transmeton Klan Kosova.

Related posts

Leave a Comment