I punësuari në postë vjedh 200.000 euro, kur e hetojnë kryen vetëvrasje

Banorët e fshatit Zlletovcë të Shtipit kanë mbetur me llogari bosh dhe pa llogari kursimi. Numri i njerëzve të mashtruar po rritet çdo ditë. Sipas vendasve të cilët sot folën para kamerës së televizionit Telma nga llogaritë e tyre një ish i punësuar në postën e Maqedonase ka arritur të vjedhë një shumë të madhe parash që duheshte ti vëndojë në llogaritë e kursimeve të qytetarëve. Sipas përllogaritjeve dëmi i shkaktuar arrin shumën e 200,000 euro. Shumica e tyre janë pensionistë, të cilët, siç thonë ata po kursenin para që…

Lexo më shumë..

Bandat shqiptare të krimit, pas Europës rrugë të reja droge me Amerikën Jugore

Përveç prodhimit lokal, tani ka rrugë të rëndësishme edhe nga Amerika e Jugut. Organizatat kriminale shqiptare “kontrollojnë territoret, prodhojnë investime të konsiderueshme dhe ndikojnë në mënyrë aktive në politikën shqiptare“, – thotë raporti i fundit i Shoqërisë së Hapur mbi evolucionin e krimit të organizuar në Shqipëri (2017). “Shqipëria prodhon dhe eksporton një sasi të konsiderueshme të marijuanës, veçanërisht në Evropë, dhe është një vend tranzit për heroinën dhe kokainën afgane, duke shërbyer si hyrja kryesore për shpërndarjen e heroinës në Evropë“, – shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin…

Lexo më shumë..

BMW hap fabrikën e re në Hungari

Kompania BMW do të investojë një miliard euro në fabrikën e re të veturave në qytetin hungarez Debrecin. Kapaciteti i fabrikës do të jetë 150.000 automobila në vit dhe do të mund të prodhojë edhe automobila elektrikë me motorë me djegie të brendshme. Në BMW thonë se fabrika e re në Hungari do të ndihmojë në zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit në Evropë, ku ky prodhues shet 45 për qind të automobilave. E panjohura më e madhe, pranojnë në BMW, do të jetë fuqia punëtore hungareze, pasi tregu atje është…

Lexo më shumë..

Konfirmohet data e lansimit të Galaxy Note9

Një raport nga shtëpia e Samsungut, Korea Jugore, konfirmon datën e lansimit të fabletit të saj të ri Galaxy Note9: 24 gusht.   Kompania koreane, KT, tha se Galaxy Note9 do të lansohet më 24 gusht, transmeton Koha.net. Ai pritet të prezantohet më 9 gusht, ndërsa në Kore para-porositë e tij janë caktuar të fillojnë më 10 gusht. Samsung Galaxy Note9 pritet të vijë me 6 dhe 8 GB RAM memorie dhe 128/512 GB memorie të brendshme, lapsin S Pen me Bluetooth, si dhe me baterinë prej 4,000 mAh.

Lexo më shumë..

Marrëveshja e madhe Higuain- Milan

Gonzalo Higuain ende nuk dëshiron të lëvizë në kredi dhe po kërkon 9 milion euro në sezon, duke ngadalësuar një lëvizje në Milano, përcjell ORAinfo. 30-vjeçari duket i gatshëm të konfirmojë një kalim në San Siro dje pasi Juventusi dhe Rossonerët arritën një marrëveshje prej 54 milionë eurosh, gjë që do të shihte gjithashtu mbrojtësit Leonardo Bonucci dhe Mattia Caldara të lëviznin në drejtime të kundërta. Megjithatë, mediat italiane raportojnë gjerësisht se avancimi i Argjentinës është i pakënaqur me dy aspekte të marrëveshjes. Së pari, ai është i bindur se…

Lexo më shumë..

Ëndrra (e pamundur e Interit) është… Luka Modric

Seria A po e tërheq atë. Ajo është gjithmonë kapriçioze (me më shumë investime në merkaton e kësaj vere), pas Premier League. Ardhja e Cristiano Ronaldos e ka vënë Juventusin përsëri, në samitin e klubeve të Europës, që kanë shpenzuar miliona euro për përforcime. Mirëpo, edhe klubet e tjera italiane nuk duan të mbeten pas në këtë drejtim. Fjala vjen, Interi, që ka punësuar, ndër të tjerë, Vrsaljko dhe Nainggolan, ndërsa kishte në gjirin e vet lojtarë të nivelit të lartë, të tilla si Mauro Icardi, Iván Perisic apo Miranda,…

Lexo më shumë..

Dogana konfiskon mbi 50 aparate ilegale për lojëra të fatit

Dogana e Kosovës gjatë një aksion të ndërmarrë në Vushtrri  dhe Mitrovicë ka konfiskuar mbi 50 aparate të lojërave të fatit. Bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni  janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati ilegale. Me këtë rast janë kapur edhe 25 lojëra tjera të ndaluara si dhe  janë mbyllur dy lokale, transmeton Klan Kosova.

Lexo më shumë..

OSMANI: BRITANIA E MADHE ËSHTË PARTNER I RËNDËSISHËM I MAQEDONISË

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Ambasadoren e sapoemëruar të Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë, Rejçel Galovej. Në fillim të takimit siç theksohet në kumtesë zëvendëskryeministri Osmani, Ambasadores Galovej i dëshiroi mirëseardhje në misionin e punës së saj në Republikën e Maqedonisë, duke ia theksuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me paraardhësin e saj Çarls Garet, dhe ia shprehur pritjet e sinqerta për vazhdimin e suksesshëm dhe thellim të këtij bashkëpunimi. “Filluat mandatin tuaj në një moment kyç për Republikën e…

Lexo më shumë..

Në Maqedoni rritet qarkullimi i tregtisë me pakicë

Qarkullimi i Tregtisë në pakicë, në muajin qershor në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritur tregtia në pakicë të grupit të ushqimeve, pijeve dhe duhanit.Sipas të dhënave të më hershme nga Enti Shtetëror për Statistika, në grupin e tregtisë me pakicë të grupeve jo ushqimore, përveç naftës vlerësohet rritja për 9.3 për qind, ndërsa vlera reale 7.5 për qind.Në grupin e tregtisë me pakicë me vajrat e veturave, përsëri, qarkullimi vlerësohet se është rritur për 13.3 për qind, ndërsa zvogëlimi real është zvogëluar për 4.2…

Lexo më shumë..

Të punësuarit e MO-së do të shpërndahen në DAP

Qeveria në mbledhjen e sotme ka konstatuar se në DAP nuk ka përfaqësim adekuat sipas Marrëveshjes së Ohrit. E ka obliguar të përgatis Plan për përmirësim të situatës përmes marrjes së të punësuarve nga Sekretariati për implementim të Marrëveshjes së Ohrit. Në sekretariat, përmes MO-së janë punësuar 1600 persona. Në periudhën e ardhshme do të vlerësohet se sa nga ata do të fitojnë vend pune në DAP.

Lexo më shumë..