Emri, Greqia topin e zgjidhjes e hedh në Maqedoni

Edhe takimi i sotëm mes kryediplomatëve, Nikolla Dimitrov e Nikos Kocias për çështjen e emrit përfundoi pa ndonjë epilog konkret. Pala greke ia hedh topin Shkupit që të bëjë hapin e nevojshëm për arritjen e marrëveshjes, me pretendimin se pala greke tashmë ka bërë të gjitha lëshimet që mund të bënte. Kishim guxim të sillnim kompromisin tonë. Tani ata duhet ta sjellin kompromisin e tyre, për shoqërinë e tyre dhe t’i bëjnë hapat e radhës. Mendoj se janë njerëz të vullnetit të mirë dhe janë të gatshëm të demonstrojnë lidership…

Lexo më shumë..

Mitsotakis: Erga omnes do të thotë që Shkupi të mos quhet Republika e Maqedonisë

Me ndryshimin e Kushtetutës do të sigurohet erga omnes dhe Shkupi nuk do të quhet Republika e Maqedonisë, por do të quhet ndryshe, thotë lideri i opozitës greke nga partia Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis, në lidhje me atë se si do të sigurohet që emri i i ri do të përdoret për nevoja të brendshme dhe të jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç informon korrespondentja e AIM-së nga Athina, kryetari i Demokracisë së Re, edhe njëherë e përsëriti qëndrimin e tij se qeveria greke, bisedimet për emrin i ka hapur…

Lexo më shumë..

Tahiri dorëzon zyrtarisht mandatin

Saimir Tahiri ka dorëzuar mesditën e kësaj të premteje zyrtarisht mandatin e deputetit. Mësohet se deklarata e dorëheqjes është dorëzuar në Protokollin e Kryesisë së Kuvendit nga një prej bashkëpunëtorëve të afërt të tij.   Në dokumentin drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, theksohet se kërkohet nisja e procedurave ligjore të parashikuara në ligj për dorëzimin e mandatit si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.   Nga ky moment, ligjërisht i takon zyrës juridike te Kuvendit të shpallë vakancën e krijuar pas dorëheqjes së Tahirit. Më pas Kuvendi njofton zyrtarisht Komisionin…

Lexo më shumë..

Basha: Tahiri shkatërroi provat, largimi i Ramës i hap rrugën drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ku foli për dorëheqjen e Saimir Tahirit. Basha u shpreh se lajmi i mirë do të ishte vetëm nëse Tahiri do të ishte dorëhequr 6 muaj më parë. Tashmë sipas Bashës, ai i prishi provat. Ndërkohë më tej, kreu i PD thotë se vetëm dorëheqja dhe largimi i Edi Ramës i hapin rrugë drejtësisë. “Do të ishte një lajm i mirë nëse Saimir Tahiri 6 muaj më parë do të pranonte të dorëzonte mandatin, por…

Lexo më shumë..

Në Tetovë kërkohet mbyllja e kazinove, në protesta prezente dhe kryetarja Arifi

Tetovë, 4 maj – Sot u mbajt protesta e paralajmëruar kundër hapjes së një kazinoje në afërsi të shkollës medicinale dhe Universitetit të Tetovës. Një numër i madh qytetarësh kanë bllokuar rrugën “Ilindenska” që çon në drejtim të Gostivarit, duke mbajtur parulla në dorë dhe fërshëllyese. Vërehet edhe prani jo shumë e madhe e policisë, njofton Telegrafi Maqedoni. Kryetarja e komunës Teuta Arifi tha se ka patur komunikime me qytetarët që e kanë filluar këtë aktivitet. Sipas saj, insepktoratet komunale nuk janë kompetente për të marr hapa në drejtim të kësaj…

Lexo më shumë..

Publikohen video të reja nga rrahja brutale e Selës

Gjykata Themelore Shkupi 1 publikoi disa video amatore të cilat i kishte siguruar Prokuroria Publike, ku shihej se si Ziadin Sela natën e 27 prillit, ishte goditur dhe tërhequr zvarrë nga protestuesit nëpër Kuvend. Në pamjet e para shihej se si protestuesit e kishin goditur në kokë Selën me një shtizë flamuri dhe më pas me shqelma, duke i shkaktuar huti të dëmtuarit. Më pas, Aleksandër Janeski Toshta tenton që ta largojë Selën nga grupi i deputetëve. Gjykatësja arriti që t’i identifikojë disa nga të akuzuarit në video, ndërsa gjithashtu,…

Lexo më shumë..

Myftiu i kërkon ambasadores Vlahutin rikthimin e dënimit me vdekje, përgjigjia e saj pritet me duartrokitje

E pranishme në Forumin Qytetar për Sigurinë në Lezhë, ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin u përball me një deklaratë të pazakontë. Myftiu i Lezhës, Agim Tereziu, i kërkuar zyrtares së lartë që të mbështesë rikthimin me vdekje në vendin tonë, edhe pse është e ndaluar në Bashkimin Europian. Ai iu referua ngjarjes së pak ditëve më parë, ku në Kamëz mbeti i vrarë pronari i një marketi, duke thënë se nëse ambasadorja e mbështet komuniteti dhe organizatat joqeveritare do të lobojnë në Parlament për ta votuar.…

Lexo më shumë..

Arrestimi i Arbër Çekajt, deputeti i PD: Tani të kapen “arkitektët” e mëdhenj

Pak pas publikimit të lajmit për arrestimin e Arbër Çekajt në Gjermani, administratori i firmës ‘Arbi Garden’, porositësi i kontejnerit me banane ku u zbuluan 613 kg kokainë, vjen për herë të parë reagimi nga PD. I ftuar në rubrikën “Opinion” në ‘News24’, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj theksoi se arrestimi i Çekajt është një gjë shumë e mirë. Teksa u shpreh skeptik lidhur me faktin se kush fshihet vërtetë pas kokainës, demokrati tha se kjo ishte dorë vetëm e tregtarit. “Është gjë e mirë arrestimi. Por se besoj se…

Lexo më shumë..

Prokuroria në pritje të autopsisë së policit Dashi për të parë shkaqet e vdekjes

Prishtinë, 4 maj – Prokuroria Themelore e Ferizajt po pret raportin e mjekësisë ligjore, për të parë nëse në trupin e pa jetë të policit Malësor Dashi ka pasur shenja dhune. Polici nga Kaçaniku u gjet i vdekur të enjten në ujërat e lumit Lepenc, 5 ditë pasi u zhdukë bashkë me kolegun e tij Armend Trena, që ende nuk është gjetur. Dashi dhe Trena dyshohet se ranë në lumin Lepenc të shtunën e kaluar, si pasojë e një vetaksidenti. Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari të premten tha se nuk kanë…

Lexo më shumë..

Dimitrov dhe Kotzias diskutuan për çështje të ndërlikuara dhe kombinimin e tyre

Ka përfunduar takimi dypalësh Dimitrov-Kotzias në Selanik, për çështjen e emrit të Maqedonisë. Në kuadër të takimit katërpalësh Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Bullgari, Dimitrov dhe Kotzias kanë hulumtuar për mundësi dhe kombinime për çështje të ndërlikuara të bisedimeve, çështje që do të ishin të pranueshme për të dy palët. “E dini që ende ka dallime. Ajo që bënë mbrëmë dhe sot është shqyrtim kombinatorikash që njëra ose tjetra palë do të mund t’i pranonte dhe kjo është detyra jonë. Për këto elemente duhet të flasim edhe në shtëpi dhe ta shfrytëzojmë…

Lexo më shumë..